Hotel Rapos << mbrapa
1
km nga Himara Pozicioni: Rapo´s
Resort Hotel gjendet 50 metra larg bregdetit te Himares dhe
shtrihet ne nje siperfaqe prej 12 mije metra katror. Hoteli
ndodhet vetem 1 km larg qytetit te Himares. Dhomat:
Hoteli Rapos Resort ka 50 dhoma moderne nga te cilat 35 jane dhoma
dopio, 5 jane dhoma me dy krevate teke dhe 5 dhoma familjare. Te gjitha
dhomat kane pamje nga deti dhe jane te pajisura me ajer te
kondicionuar, telefon, TV-kabllor, minibar, banje me kabine dushi dhe
tharese flokesh. Sherbimet: Holli I hotelit ku do te
gjeni recepsionin, nje dyqan me souvenir nga vendi jone, internet si dhe
dy ashensore njeri nga te cilet panoramik nga ku ju do te shijoni
gjelberimin e kodrave te Himares. Restorant
me kuzhine internacionale dhe tradicionale I cili akomodon mbi 200
persona dhe me nje verande me pamje nga deti. Nje pishine per femije
dhe nje per te rritur e cila eshte me hidromasazh, plazh privat dhe
parking pa pagese. |