|
| :: Portal turistik |
| Deshironi ti kaloni pushimet tuaja ne
vende tjera te botes? Ska problem, edhe per kete kemi nje zgjidhje
per ju! » me
teper |
|
 |
| :: Udhetim ne juglindje te Shqiperise |
 |
 |
Udhetim ne juglindje te Shqiperise
<<
mbrapa |
 |
|
Dita 1. Pogradec
Takim dhe asistence ne mberritje. Transport me autobus A/C ne Pogradec, gjate rruges ndalese ne Elbasan,
per te vizituar Kalane “Skampa” shek. 15. Ne mbremje arritja ne Pogradec. Darka dhe nata ne Pogradec.
Dita 2. Pogradec - Prespe - Korce
Ne mengjes do te vazhdojme turin ne Parkun Nderkombetar te Liqenit te Prespes, me nje bukuri te rralle natyrore, ne siperfaqen e te cilit dallohen 2 ishuj te vegjel qe quhen Mali Grad & Golem Grad. Ne kete zone ndodhen 19 kisha te vogla qe datojne nga shekulli X, ku me intersantet jane kisha e Shen Merise dhe kisha Eremite, ne te cilat gjenden objekte te rralle qe I perkasin kohes Bizantine si piktura murale etj. Ne mbremje mberritja ne Korce, (qytetin e Serenatave) Vizite ne Muzeumin e Artit Mesjetar I cili prezanton kulturen e
popullit Shqiptar. Darka dhe nata ne hotel Grand Korca 3 yje.
Dita 3. Korce - Voskopoje
Ne mengjes vizite ne Mborje per te pare Kishen e Ristozit, me pas udhetimi vazhdon ne Voskopoje, I cili njihet qe nga shekulli XIII si qender Artistike-Kulturore. Ne vitin. 1769 popullsia e saje ishte 30.000 banore. Ne Kishen Shen Kollit ju do te shikoni disa nga ikonat me te bukura te pikutruara nga piktoret me te njohur Shqiptar.
Ne Voskopoje ndodhen 24 kisha me vlera te medhaja historike, te cilat jane programuar per viziten tuaj. Dreka
ne Voskopoje. Darka dhe nata ne Korce. Pas darkes nje ecje pergjate qytetit do ju njoh me historine e Serenatave Korcare.
Dita 4. Korce - Permet - Gjirokastra
Pas mengjesit udhetimi jone do te vazhdoje ne qytetin e Permetit. Pergjate rruges do te shikoni nje pamje te mrekullueshme te natyres, parkun kombetar te Hotoves, nje kompleks natyral shume terheqes, ku gjenden kafshe
te egra, si ari, ujqer etj. Do te udhetojme pergjate lumit te Vjoses, ku do te shikoni kanionet e bukura te grykes se Kelcyres. Rruga kalon ne Tepelene, vendlindja e Ali Pash Tepelenes, ku ndodhet dhe kalaja mesjetare me te njenjtin emer. Ne mbremje mberritja ne qytetin e gurte te Gjirokastres, akomodimi ne hotel Çajupi. Darka dhe nata ne Gjirokaster
Dita 5. Gjirokastra - Apolloni - Berat
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Kalane, e ndertuar ne shekullin IV, Muzeun e Armeve, dhe Pazarin e vjeter me dyqanet kakrakteristike te qytetit te Gjirokastres, e cila eshte pjese e Trashgimise Botrore UNESCO. Me pas udhetimi vazhdon ne qytetin antik te Apollonise I cili njihet qe nga viti 588 p.e s. Apollonia kishte 60.000 banore shtrihej ne 140 ha dhe jetoi rreth 1200 vjet. Objektet kryesore qe do te vizitoni jane: Buleuterioni, Odeoni Akropoli, Manastiri, Kisha e Shen Merise dhe Muzeumi. Pas dite nisja ne qytetin e Beratit, I cili njihet si “qyteti i mijerave dritareve”. Akomodimi ne hotel Tomori 3 yje. Darka dhe nata ne Berat
Dita 6. Berat - Durres - Tirana
Pas mengjesit ne hotel vizite ne qytetin e Beratit me histori 2400 vjecare, deshmi e qarte e se ciles eshte Kalaja
e Beratit ndertuar ne kodren e qytetit. Brenda mureve te saje do te vizitoni nje ser objektesh turistike si Muzeu
I Onufrit, Kisha e ShenTradhes, sebashku me 20 kisha me te vogla. Pas nje kafeje buze lumit Osum, udhetimi yne vazhdon ne Durres, ku do te njiheni me historine 3000 vjecare te Qytetit–Port me te madh te Shqiperise, vizite
ne kalane e ndertuar ne shek IV-V p e s, me sip 120 ha dhe perimeter 44 km, ne Amfiteatrin Roman me kapacitet 20000 spektatore dhe torren veneciane. Ne mbremje mberritja ne Tirane, akomodimi ne hotel 3 yje. Darka dhe
nata ne Tirane.
Dita 7. Largimi nga Shqiperia
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Muzeun historik kombetar. Ne mesdite transferte ne aeroportin “Nene Tereza” ose ne Portin e Durresit per tu larguar nga Shqiperia
Çmimi ne dhome dyshe per person ne Euro:
1-3 persona ne baze te kerkesave?
4-8 persona 559 Euro
9-16 persona 479 Euro
Ne çmim perfshihet :
• Asistence dhe Transfer ne mbrritje-kthim
• Akomodimi ne hotel me 3 yje
• Transport me autobus sipas programit
• Guide ne anglisht, italisht, gjermanisht, frangjisht etj.
• Mengjesi
• Hyrjet ne muzeume
• Taksat
Nuk perfshihet:
• Bileta e avionit
• Dreka dhe darka
• Bakshishet dhe shpenzime personale.
Suplement,
• Euro 12, -- p/p/night single room
• Euro 17, -- p/p lunch
• Euro 14, -- p/p diner
Turet mund te prenotohen dhe realizohen ne çdo kohe
Koha me e pershtatshme eshte: Prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori dhe tetori
Keni ndonje pytje ose paqartesi? Mos hezitoni te na
kontaktoni
ne telefon: + 49 (0) 234-387431 ose ne e-mail |
 |
|
Për me teper oferta, ketu
kliko  
|
 |
|
 |
|
| :: Udhetime Shqiperi |
Hannover - Tirane
Vetem 130 €. (bilete nje drejtimshe)
Frankfurt - Tirane
Vetem 115 € . (bilete nje drejtimshe)
München - Tirane
Vetem 135 € |
|
| :: Fluturime te lira |
|
|
| :: Moti ne Shqiperi |
 |
|